THIRRJE PËR APLIKIM – STYRIA-ARTIST-IN-RESIDENCE-Scholarship (St.A.i.R.) 2023

Shtatëmbëdhjetë në bashkëpunim me qeverisjen lokale të Styrias me kënaqësi fton të gjithë artistët/et dhe teoricienët/et nga Kosova që të aplikojnë për tu bërë pjesë e Styria-Artist-in-Residence për vitin 2023.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë artistët dhe teoricienët e artit që kërkojnë të krijojnë kontakte me artistë dhe skenën krijuese në Graz, Styria. Pagesa mujore për qëndrim do të jetë 1000 euro. Kujdesi dhe rrjetëzimi i artistit/es bëhet përmes iniciativave kulturore në Graz, të cilët ofrojnë edhe një hapësirë pune për artistin/en  që do të përzgjidhet nga juria që të shkojë.
Krahas kushteve të punës, kontakteve, artisti/ja pjesëmarrës do të bëjë një prezantim të punimeve të përzgjedhura dhe një bisedë artistike.
Periudha e bursës varet nga shkalla e qëllimit artistik dhe vendimi i jurisë. Minimumi i qëndrimit është dy muaj.

Data e fundit për aplikim është 5 gusht 2022.

Për më shumë detaje dhe formën e aplikimit ju ftojmë të klikoni linkun më poshtë:

https://www.kultur.steiermark.at/cms/beitrag/12877652/150747600/