INTERNSHIP – është një mundësi e munguar, në mesin e të rinjve dhe të rejave, por edhe institucioneve kulturore po ashtu. Duke n’a u bashkuar, ata/ato eksplorojnë potencialet e tyre kreative, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të vazhdueshme të industrive kreative sot. Të mësuarit aktiv, i mëson pjesëmarrësit/et se si të përdorin galerinë si një mjedis edukimi jo formal, duke kontribuar por edhe duke kultivuar kështu hapjen ndaj praktikave të ndryshme bashkëkohore të edukimit. Po ashtu, galeria në anën tjetër vlerëson edukimin (ekspertizën) dhe përvojat e sjellura nga pjesëmarrësit/et, duke i aplikuar varësisht specifikave që projektet e galerisë mund të shfaqin. Thirrjet e hapura për Internship, bëhen përgjatë gjithë vitit.