Touri i para hapjes – Permanent Raging Presence

03.04.2025 / 18:00 / Galeria 17

Bashkohuni me ne për turin para hapjes me kolektivin Total Refusal ndërsa na udhëheqin përmes Permanent Raging Presence—një ekspozitë që nxjerr në pah ndërthurrjet e punës dhe argëtimit te NPC-të (personazhet jo-lojëtar) në video lojëra.

Zhyteni në Hardly Working, një instalacion video etnografik që shqyrton kushtet e punës njerëzore nën kapitalizëm përmes syzeve të punëtorëve digjitalë. Po ashtu, eksploroni Club Stahlbad, ku ekstaza e koduar takon spektaklin e detyruar të argëtimit kapitalist.

Kjo ekspozitë mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe SportitSMART Balkans, Austrian Embassy Pristina.