Viola Rrecaj

Artiste pjesëmarrëse në ekspozitën PËRPARA

Viola Rrecaj, (2003), është pianiste e re e cila nisi rrugëtimin e saj muzikor që nga mosha 9 vjeçe si pianiste në shkollën fillore të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Përgjatë periudhës 8 vjeçare duke studiuar piano njëkohësisht mori pjesë në shumë koncerte, festivale dhe aktivitete të ndryshme. Në vitin 2019 vazhdoi shkollimin e mesëm të muzikës në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova”, po ashtu në Prishtinë.
Gjatë asaj kohe u angazhua vazhdimisht në shumë evente muzikore dhe performanca duke bashkëpunuar me muzikantë të ndyrshëm vendor. Pas përfundimit të shkollës së mesme, Viola nisi studimet në drejtimin e Pianos në Fakultetin e Muzikës, dhe momentalisht është në vitin të parë të studimeve.

——

Kjo ekspozitë mbështetet nga Heinrich-Böll-Stiftung Belgrade, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.Në bashkëpunim me forumZFD – Kosovo Program në kontekst të projektit Landscapes of Repair kjo ekspozitë mbështetet nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).