Artist Talk: S()fia Braga

06/04/2023

S()fia Braga është artiste italiane transdiciplinare e cila eksperimenton me teknologji të reja për të konceptuar fabula spekulative që merren me tema si transhumanizmi dhe fuqia jo-njerëzore. Identiteti saj ndryshon vazhdimisht dhe shkon paralelisht me rrëfimet që ajo krijon. Gjatë 3 viteve të fundit ajo ka qenë artiste, cyberstalker, sipërmarrëse transhumaniste, autore e inteligjencës artificiale dhe ka pësuar mutacion disa herë në një krijesë monstruoze.
Biseda me artisten do të zë vend pas hapjes së ekspozitës dhe do të shërbej si mundësi për të kuptuar më shumë rreth procesit hulumtues dhe kreativ prapa projektit Forehead Vulva Channeling Research, si dhe projekte të tjera që S()fia ka bërë. Një mundësi për audiencën që të bisedojë me artisten dhe të bëjë pyetje rreth qasjes dhe praktikës së saj.