Artist Talk: Yll Xhaferi & DYVÓ



Yll Xhaferi dhe DYVÓ në një bashkëbisedim do të ndajnë detaje rreth punëve të tyre të prezantuara në ekspozitën In the Making.
Ylli me veprën e tij “Groundlless” sjell një infiltrim surreal multimedial në kohëra reale, na fton të reflektojmë mbi kërcënimet e prekshme e të paprekshme të këtij shekulli, të gjithë, pa përjashtim.
Ndërsa DYVÓ me “Të ulur rreth një pasoje” synon të përshkruajë dhe pasqyrojë kontradiktën, e cila është pa mëdyshje një zhvendosje e përgjegjësisë në shkallën midis Njërit dhe Shumësit. Individuales dhe Kolektives. Personales dhe të Përbashkëtës. Si lidhen “unë” dhe “ne”?

Shënim: Programi edukativ në kuadër të ekspozitës In the Making, i cili filloi në nëntor të vitit të kaluar, përfundon me këtë bisedë. Ekspozita do të jetë e hapur deri me 16 janar. E për të shënuar përmbylljen e programit do të ketë pije nga shtëpia.


Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.