Bisedë me Kuratore dhe Artiste

Për të njohur nga afër punën e kouratorëve/eve dhe artistëve/eve pjesëmarrës Galeria 17 organizon serinë e bisedave, si hapësirë për zgjerim të konteksteve dhe praktikave artistike.

Në kuadër të ekspozitës Make me coffee make me a sandwich përmes bisedave prezantohen edhe kuratorja Natalija Vujošević, për të vazhduar më pas me artistet Azize Ferizi, Barbar Prenka, Milica Mijajlović, Lori Lako, Laureta Hajrullahu dhe Eljesa Beka. Secila prej tyre janë të ftuara të ndajnë detaje rreth koncepteve të veprave me të cilat u prezantuan në ekspozitën e parë në Galeria 17 duke u zgjeruar në praktikat dhe qasjet artistike të tyre. Publikut i jepet mundësia të kuptojnë më shumë për disa prej punëve të tyre, konceptet, njëkohësisht edhe teorive e praktiva që inspirohen.