Darkë dhe muzikë / Make me coffee make me a sandwich


/ 𝘦𝘬𝘴𝘱𝘰𝘻𝘪𝘵𝘦̈ / 𝘥𝘢𝘳𝘬𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈ / 𝘳𝘪𝘵𝘶𝘢𝘭 𝘷𝘢𝘭𝘭𝘦̈𝘻𝘪𝘮𝘪 /

Duke hapur mundësitë trupore dhe shpirtërore për pikëpamje alternative në sferat personale, kohore, virtuale dhe imagjinare, artistet transformojnë përvoja historikisht shtypëse dhe kushte që i japin formë përvojës në një energji fuqizimi, agjenci që sjell në jetë forcën kinetike. Ato e importojnë këtë fije përmes praktikave të tyre artistike, të paraqitura në Make me coffee make me a sandwich. Veprat e artit shpalosen si një proces që shënon kohën e vet. Përgjatë programit, artdashësit zbulojnë punë të reja, tregime, tinguj, erëza dhe rituale të komunitetit, të cilat zënë vend në Galeria 17 dhe shpërndahen në të gjithë lagjen. Ekspozita është zhvillimore duke shënuar hapjen e çdo kapitulli të saj.

Ngjarja Darkë dhe muzikë vjen pas hapjes së ekspozitës, ku ftohen miqtë, kolegët, vëllezërit, motrat dhe të dashurit, në një mbrëmje në ritualin e ndarjes së ushqimit, recetave dhe bisedave. Në këtë formë komuniteti artistik, lagjja dhe të tjerë/tjera takohen dhe ajo që i bashkon është ushqimi.

16/11/2021 – 16/02/2022

Artistet: Eljesa Beka, Azize Ferizi, Laureta Hajrullahu, Lori Lako, Milica Mijajlović, Barbara Prenka
Kuruar nga: Natalija Vujošević