Disko Supa – Energji për Sinergji

Data:30 shtator

Ora: 13:00 – 16:00

Vendi: Rezidenca 17

Shtatëmbëdhjetë në bashkëpunim me Fondacionin Jeshil sjellin Disko Supa në Rezidenca 17. Disko Supa është një organizim festiv, gastronomik dhe solidariteti që sjell së bashku njerëz të ndryshëm në hapësirë publike për të edukuar dhe ndërgjegjësuar për efektet e mbeturinave ushqimore. Ky aktivitet është pjesë e programit të ekspozitës In the Making II, e cila vjen në kuadër të temës Ekologjia Queer.