Diskutim mes ndërmjetësuesit kreativ dhe artistëve/eve

PËRPARA, përdoret për të përshkruar diçka që në kuptimin hapësinor është para nesh, ndërsa në kuptimin kohor e njëjta fjalë përdoret për të përshkruar diçka që ka ndodhur në të kaluarën – prandaj, pas nesh!
PËRPARA shënon ekspozitën e dytë në kuadër të temës Scanning the region, me ide dhe koncept të Ilir Bajrit. Scanning the region përbën serinë e ekspozitave të ideuara, konceptuara dhe realizuara nën këtë temë, përmes së cilës ne përpiqemi të analizojmë vetveten larg stereotipeve nën të cilat janë krijuar narrativat mbi rajonin tonë dhe ne si banues të tij.
Ndërmjetësuesi kreativ Ilir Bajri bashkë me artistët/et Viola Rrecaj, Laureta Hajrullahu dhe Dren e Ermir Suldashi do të diskutojnë më thellësisht rreth konceptit të ekspozitës PËRPARA.
Për këtë ekspozitë Shtatëmbëdhjetë bashkëpunon me forumZFD – Kosovo Program në kuadër të projektit të tyre Landscapes of Repair.