Gjorgji Despodov

Gjorgji Despodov (1996) është artist multidisiplinar i lindur në Prilep, Maqedonia e Veriut dhe aktualisht me bazë në Holandë, ku po ndjek studimet për master në programin “Non Linear Narrative” në Akademinë Mbretërore të Artit në Hagë. Ai punon me konceptet e realitetit virtual dhe të augumentuar, dhe përdorimin e mediave të ndryshme dixhitale: video, animacion 3D dhe instalim. Interpretimet dhe përdorimi i objekteve të njohura shërbejnë si një zgjatim i përvojave të tij personale, duke prekur të vërtetat e përgjithshme. Praktika e tij artistike ekziston mes mjediseve fizike dhe dixhitale, ku historia zbulohet gradualisht përmes objekteve të ndërtuara me kujdes. Mori pjesë në festivale dhe ekspozita të ndryshme grupore në Maqedoninë e Veriut, Slloveni, Bullgari, Austri, Kinë, Holandë dhe Francë. Gjatë vitit 2021, Studio PrivatePrint nga Shkupi publikoi librin e tij të parë artistik “SKIP AD” i cili u sponsorizua nga Prince Claus Fund for Culture and Development. Despodov është fitues i Çmimit Denes për Artist të Ri Vizual (2023) në Maqedoninë e Veriut.