Jakup Ferri

Jakup Ferri (1981) Prishtinë – Kosovë, jeton mes Prishtinës dhe Amsterdamit. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Pishtinë dhe Rijksakademie në Amsterdam. Në vitin 2006 iu nda çmimi prestigjioz Kunstpreis Europas Zukunft (E ardhmja e Evropës), Muzeu i Artit Bashkëkohor (GfZK) Leipzig. Në vitin 2008 ai mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam dhe në vitin 2003 Çmimin Muslim Mulliqi dhe Çmimin Artistët e së nesërmes. Çmimi Gjelosh Gjokaj 2020. Ai ka qenë artist-në-rezidencë në vende të shumta, duke përfshirë Studion Ndërkombëtare dhe Programin Kuratorial New York, Kultur Kontakt Austria. Përveç koleksioneve private, vepra e tij është gjithashtu pjesë e koleksionit të Muzeut Ludwig – Muzeu i Artit Bashkëkohor, Budapest. Puna e Ferrit është shfaqur gjerësisht në ekspozita ndërkombëtare (personale dhe grupore) në muze dhe galeri, festivale dhe bienale, duke përfshirë Bienalen e Venecias, Bienalen e Stambollit, Bienalen e Pragës, Bienalen e Cetinjes, Bienalen Manifesta, Bienalen e Artit Grafik të Lubjanës, Autostra Bienale, Trienjalen Hannah Ryggen, Kuadrenialën U-Turn për Artin Bashkëkohor në Kopenhagë, etj.