Jukebox është intervenim i ndërmjetësuesit kretaiv në ekspozitë, në bashkëpunim me Armend Xhaferin, Arian Randobrava dhe Art Lokaj.
Armend Xhaferi është xhaz muzikant, kompozitor dhe producent. Ka përfunduar studimet Master në vitin 2006 në Kunsuniversität Graz, Austri. Ai është gjithashtu kompozitor i pasionuar dhe punëtor, i aftë në kompozimin, orkestrimin dhe aranzhimin e muzikës për film dhe media të tjera vizuale, duke përdorur teknologjinë më të fundit. Xhaferi është i specializuar në kitarë elektrike dhe akustike në zhanret e jazz, pop, world, blues, rock, reggae dhe muzikë ambienti. Ai ka punuar dhe luajtur me muzikantët më të njohur në mbarë botën.
Arian Randobrava përfundoi shkollën e mesme të muzikës dhe Akademinë e Arteve në Prishtinë, Departamenti i Muzikës, drejtimi Saksofon. Gjatë studimeve për një vit studioi edhe në Jazz Academy në Graz të Austrisë, drejtimi Teknikat e Saksofonit. Studimet postdiplomike i vazhdoi në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Muzikës “Sveti Kiril i Metodij” në Shkup ku edhe magjistroi në drejtimin e Muzikës Klasike, Saksofon. Gjatë viteve 2004-2015 ishte saksofonist udhëheqës në Big Band të Radio Televizionit të Kosovës. Ndërsa, nga viti 2002 deri në vitin 2019 ishte Tetar/Saksofonist në Gardën Ceremoniale të Forcave Mbrojtëse të Kosovës. Performon rregullisht ne bare dhe klube të njohura në Kosovë dhe Shqipëri, me formacione të ndryshme ku kryesisht luajnë jazz, etno jazz, pop, dhe në përgjithësi muzikë kontemporare me muzicientë lokal dhe rajonal.
Art Lokaj ka filluar të luaj në kitarë prej moshës 5 vjeçare e më vonë kreu edhe shkollën e ulët të muzikës “Prenk Jakova” në instrumentin e pianos. Është këngetar dhe kantautor. Deri tani ka publikuar albumin e parë, “Use You”. Perveç punës si solo artist bashkëpunon dhe performon live edhe me muzikantë tjerë si Shpat Deda, Nesim Maxhuni, Ilir Bajri. Një nga pasionet e tij është teatri dhe në këtë fushë ai ka punuar muzikën në rreth 10 shfaqje të realizuara në teatrot në rajon Prishtinë, Shkup, Tiranë, Gjilan, Prizren, Gjakovë.
—–
Kjo ekspozitë mbështetet nga Heinrich-Böll-Stiftung Belgrade, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.Në bashkëpunim me forumZFD – Kosovo Program në kontekst të projektit Landscapes of Repair kjo ekspozitë mbështetet nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).