Jehonat e së kaluarës: Tingull, histori dhe kujtesë

Ligjëratë dhe sesion pyetje-përgjigje me Cathy Lane dhe Angus Carlyle

Ligjërata do të eksplorojë marrëdhënien shumëplanëshe ndërmjet tingullit, historisë dhe kujtesës dhe do të eksplorojë se si regjistrimet në fusha, peizazhet zanore dhe kompozicioni i tyre mund të lehtësojnë procesin e kujtesës. Prezantimi i Cathy Lane do të fokusohet tek punime të përzgjedhura zanore, të gjitha të krijuara për ose të ushqyera nga vendndodhje gjeografike specifike, të cilat ajo i ka kompozuar gjatë dekadës së fundit. Secili punim eksploron kujtimet e gjalla dhe të humbura dhe se si këto kujtime ndërlidhen me të sotmen dhe përmbajnë fjalën e folur, regjistrime në terren dhe material arkivor për të eksploruar aspekte të marrëdhënies sonë të të dëgjuarit me të tjerët dhe me multiversin. Aktualisht, Cathy Lane është fokusuar tek ajo se si tingulli ndërlidhet me të kaluarën, historitë tona, mjedisin dhe kujtimet tona kolektive dhe individuale nga këndvështrimi feminist.
Angus Carlyle do të flasë për projektin kërkimor afatgjatë të titulluar Zawawa që trajton aspektin dëgjimor të jetës në shtigjet e fluturimeve ushtarake në ishullin e Okinauas. Një frazë që ndonjëherë haset në ligjërimin në SHBA është “Tingulli i Lirisë”. Pyetjet se si tingullit mund t’i paraprijë një nyjë e shquar, në masën që tingulli mund të ketë të njëjtin kuptim për dëgjues të ndryshëm, për tingullin si përjashtim shqisor, apo nëse tingujt e së tashmes mund t’i bëjnë jehonë të kaluarës (apo ndoshta t’i trazojnë historinë dhe kujtimet e pranuara) do të shqyrtohen përmes elementëve të hulumtimit nga bashkëpunëtorët e Zawawa: artisti Angus Carlyle, antropologu Rupert Cox dhe shkencëtari Kozo Hiramatsu.

Biografitë /
Cathy Lane është artiste e tingullit, kompozitore dhe akademike. Puna e saj përdor fjalën e shkruar, regjistrimet në fusha dhe materialin arkivor për të eksploruar aspekte të marrëdhënies sonë me të dëgjuarin e njëri-tjetrit dhe me multiversin. Aktualisht ajo është fokusuar tek ajo se si tingulli ndërlidhet me të kaluarën, historitë tona, mjedisin dhe kujtimet tona kolektive dhe individuale nga këndvështrimi feminist. Cathy është Profesore e Arteve të Tingullit dhe Drejtore e CRiSAP (Creative Research in Sound Arts Practice) pranë Universitetit të Arteve në Londër.
Puna artistike e Angus Carlyle zhvendoset ndërmjet impulsit për dokumetim drejt një regjistri më poetik. Ai përdor tekstin, fotografinë dhe kompozimet në bazë të regjistrimeve në fusha dhe shpeshherë përfshin edhe punën me të tjerët. Tre punimet e tij të publikuari rishtazi janë fokusuar tek tingujt fushorë sonikë, hartat e tingujve dhe idea e zonave të egra sonike. Ai ka shkruar bashkë me Profesoren Cathy Lane historitë orale Në fushë (In the Field) (2013) dhe Artet e tingullit tani (Sound arts now) (2021) dhe ka bashkëorganizuar tri konferencat e para të Aktivizmit Feminist të Aspektit Gjinor të Tingullit. Angus Carlyle është Profesor i Tingullit dhe Peizazhit dhe hulumtues në CRiSAP (Creative Research in Sound Arts Practice) pranë Universitetit të Arteve në Londër.