Panel diskutimi: PËRTEJ – Archiving Transition


Ekspozita “Përtej” ishte organizuar si projekt përbashkët i Galerisë Dodona dhe Qendrës për Dekontaminim Kulturor nga Beogradi 25 vite më përpara. Një bashkëpunim historik për kohën dhe rrethanat. Kjo sepse organizimi i ekspozitës në Beograd në rrethanat e atëhershme, kur praktikisht Kosova gjendej para shpërthimit të luftës nuk ishte një iniciative që do të përqafohej nga nivelet qendrore të dy vendeve, qoftë ai i Kosovës qoftë ai i Serbisë. Gjithsesi, parë nga sot, kjo ekspozitë përkundër rrethanave të disfavorshme politike, e bëri historinë e vet. Shënoi lindjen e një brezi të rinj artistësh, pionier të artit bashkëkohor në Kosovë, që u prezantuan me vepra të cilësisë së lartë që korrespondonin me tendencat e avancuara me artin bashkëkohor botëror. Njohës të artit në Beograd por edhe të tjerë ndërkombëtarë, e kanë vlerësuar lartë punën e tyre. Jehona e kësaj ekspozite të guximshme ndihmoi shumë që ky brez i artistëve si dhe një brez i mëvonshëm të afirmohet në skenën internacionale në shkallën që arti i Kosovës s’e ka arritur asnjëherë më parë.
Kështu, duke i dhënë dritë përvojave lokale dhe shkëmbimeve kulturore mes Prishtinës dhe Beogradit, pikënisja e këtij diskutimi do të jetë mbi ekspozitën që qëndron e hapur në Galeria 17 dhe Hotel Grand, për të reflektuar më gjerësisht mbi kapitujt e munguar në këto 25 vitet e fundit.


Paneli:
Shkelzen Maliqi, filozof, analist politik dhe kritik i artit
Aleksandra Sekulic, drejtore e programit në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd
Blerta Hoçia, artiste dhe kuratore
Besa Luci, kryeredaktore e Kosovo 2.0
Moderimi: Lura Limani, shkrimtare dhe hulumtuese


Shënim: Ekspozita PËRTEJ – Archiving Transition është pjesë e programit të Manifesta 14


Ky projekt implementohet nga Shtatëmbëdhjetë (17) si pjesë e “Strengthening Inclusive Victims’ Voices” që implementohet nga Integra, NSI, PAX dhe mbështetet nga BE-ja. Po ashtu mbështetet nga Swiss Cooperation Office në Kosovë.