PLAYTRONICA session

Genc Elezaj
Edona Vatoci
Elise
Eka

Një performancë improvizuese e katër muzikantëve të fushave të ndryshme dhe pastaj përfshirja e publikut pjesëmarrës në jam sesion. Në performancë përfshihen sintesajzerë analog, digjital, do të përdoren softuerë të ndryshëm audio-gjenerativ dhe lloje të ndryshme të efekteve zanore. Instrumenti më inovativ dhe atraktiv i performancës do të jetë PLAYTRONICA, i cili mundëson gjenerimin e sinjaleve MIDI përmes prekjes së objekteve të cilët janë të lidhur me kabllo në të.
Koncepti i improvizimit mes njerëzve që zakonisht nuk bashkëpunojnë (gjetja e një gjuhe të përbashkët komunikimi pa marrë parasysh prapavijat e individëve), shfrytëzimi i teknologjisë aktuale për përdorimin e objekteve të rëndomta që gjinden rreth nesh për të prodhuar muzikë me to (shfrytëzimi i teknologjisë për diçka pozitive dhe bashkëpunuese me ambientin) janë pika të forta që lidhen me queer ecology.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.