Publikimi “Të ulur rreth një pasoje”

Në dorë po e mbani përmbledhjen e gjashtë takimeve të quajtura “Të ulur rreth një pasoje”. Takimet i paraprijnë hapjes së ekspozitës “In the Making”, e cila u organizua nga Shtatëmbëdhjetë në Galeria 17. Instalacionu që u krijua nga DYVO, e që për brumë e ka pasë punën e përbashkët të gjashtë takimeve, u prezantua krah për krah me instilacionin e Yll Xhaferit të quajtur “Groundless”. Instalacioni “Të ulur rreth një pasoje” përbehet prej dy veprave: një kub i krijuar nga 156 shishe plastike të përdorura i cili përfaqëson numrin e shisheve që një person i vetëm konsumon brenda vitit dhe shënimet mbi reflektimet kolektive nga takimet që trajtohen si artefakte të rrethuara nga muret e qelqit në formë kubi.

Takimet shërbyen si momente reflektimi ku pjesëmarrësit/et iu rrekën gajleve mjedisore prej ma të përditshmeve si blerjet deri tek ato ma të vështirat si zhdukja e biodiversitetit dhe apokalipsi. Për më tepër, takimet synuan të reflektojnë mbi zhvendosjen e përgjegjësisë në shkallën e peshores midis Njëshit dhe Shumësit. Individuales dhe Kolektives. Personales dhe të Përbashkëtës. Të përbashkëtës që na përket edhe pse në mënyrë dispropocionale, detyrohemi që të ndajmë pasojat.

Ky publikim nuk është vetëm dokumentim i asaj që ndodhi. Në faqet e tij gjendet puna kolektive bashkë me përshkrime të aktiviteteve të cilat janë të hapura për replikim sipas nevojës nga dhe për grupet tjera.

Shfletoni publikimin:

https://heyzine.com/flip-book/07e2a3866b.html#page/1