Views from the forest




Miina Kaartinen është hulumtuese e studimeve kulturore dhe punonjëse sociale e interesuar në të menduarit, të bërit dhe zhvillimin eko-social të bazuar në komunitet. Aktualisht Miina punon si drejtore ekzekutive e Mustarinda.

The Mustarinda Association (e themeluar në vitin 2010) është një grup artistësh dhe studiuesish, qëllimi i të cilëve është të promovojë rindërtimin ekologjik të shoqërisë, diversitetin e kulturave dhe natyrave, dhe lidhjen midis artit dhe shkencës. Në qendër të aktivitetit qëndron arti bashkëkohor, kërkimi i kapërcimit të kufijve, eksperimentimi praktik, botimi, edukimi dhe ngjarjet. Aktivitetet janë të rrënjosura në Shtëpinë Mustarinda, e vendosur në Kodrën Paljakka (rajoni Kainuu, Finlandë) e rrethuar nga një pyll i vjetër. Shtëpia është një hapësirë e gjithanshme për rezidencat e artistëve dhe studiuesve, duke pritur 50-80 individë dhe grupe çdo vit, si dhe ekspozita dhe ngjarje.

Shënim: Ky prezantim është pjesë e programit Edukimi+ në kuadër të ekspozitës In the making.




Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës