Vizita familjare në Galeria 17

Shtatëmbëdhjetë vazhdon me organizimin e Vizitave Familjare në Galeria 17. Këtë të diele, në kuadër të ekspozitës PËRPARA, ju ftojmë në një ditë kreative dedikuar fëmijëve dhe prindërve apo kujdestarëve.
PËRPARA është një ekspozitë e cila në fokus ka tingullin dhe prindërit/kujdestarët bashkë me fëmijët do të kenë mundësi të përjetojnë hapësirën dhe punët e ekspozuara përmes një sesioni dëgjimi. Po ashtu në Project Space 17, fëmijët do të kenë mundësi të luajnë në sint, të përfshihen në lojëra të tjera, ngjyrosje, përjetim i ekspozitave të kaluara pemës syzave VR, e të tjera.
Ju presim nga ora 12:00 deri më 15:00.
Kureshtje, shoqërim, lojë, art, kreativitet dhe shumë dashuri për të gjithë vizitorët.