Vizitë familjare në Galeria 17


Të dielen, me 18 dhjetor 2022, Shtatëmbëdhjetë organizon një ditë kreative për fëmijët. Një vizitë në Galeria 17 dhe ekspozitën In the making nga artisti Yll Xhaferi dhe kolektivi DYVO, do të ofroj mundësi që me të vegjlit tuaj të kuptojnë më shumë rreth ambientit, ekologjisë, artit, përmes lojërave që do të organizojmë.
Ngjyrosje, përjetim i ekspozitës përmes syzave VR, e lojëra të tjera ju presin. Po ashtu do të kemi ushqim dhe pije në Project Space 17.
Kureshtje, shoqërim, lojë, art, kreativitet dhe shumë dashuri për të gjithë vizitorët.


Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.