you know me so well – bashkëpunim mes Shtatëmbëdhjetë dhe Ars Electronica

Jemi shumë të lumtur dhe të gëzuar të ju njoftojmë se për vitin e dytë me radhë, Shtatëmbëdhjetë po bashkëpunon me Ars Electronica për ekspozitën e ardhshme në Galeria 17, në kuadër të temës Techne.

Ars Electronica ka analizuar dhe komentuar mbi Revolucionin Dixhital që nga viti 1979. Që nga viti 1996, kanë zhvilluar projekte, strategji dhe kompetenca për Transformimin Dixhital. Së bashku me artistë, shkencëtarë, teknologë, dizajnerë, zhvillues, sipërmarrës dhe aktivistë nga e gjithë bota, ata trajtojnë çështjet kryesore të së ardhmes sonë. Fokusi është tek teknologjitë e reja dhe se si ato ndryshojnë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë së bashku.

Techne, është një seri ekspozitash dhe kontributesh ku artistët/et, shkencëtarët/et dhe krijuesit/et takohen në kryqëzimin e teknologjisë dhe artit. Techne përpiqet të përafroj artistët/et dhe komunitetin tonë me një diskurs më të gjerë global mbi teknologjinë dhe inovacionin në art dhe krijimtari artistike. Kontribues/e të ndryshëm me sfond artistik dhe shkencor do të ftohen të shpalosin njohuritë dhe përvojat e tyre, duke edukuar dhe nxitur praktika të ngjashme në mesin e komunitetit